Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i vazhdon konsultimet për iniciativën që dita e diel të shpallet ditë jopune, në kuadër të të cilave sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, ka pasur takim me përfaqësues të Odës së pavarur hotelierike.
“Në pajtim me iniciativën e pranuar të Qeverisë, që dita e diel të jetë ditë jopune dhe obligimit që si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale të përgadisim zgjidhje ligjore, gjatë ditëve të kaluara kemi pasur takime intensive pune me përfaqësues të të gjitha palëve të prekura. Sindikatat, Odat ekonomike, Organizata e punëdhënësve, të cilët sëbashku me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, të Financave, Shoqërisë Informatike, biseduam dhe i hapëm të gjitha çështjet, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes më të pranueshme dhe më të qëndrueshme”, ka shkruar Shahpaska në profilin e saj në Fejsbuk.
Në atë drejtim, shtoi Shahpaska, ishte edhe takimi i sotëm me përfaqësuesin e Odës së pavarur hotelierike, me qëllim që të dëgjohet edhe mendimi i punonjësve në hotelieri lidhur me këtë çështje.
“Iniciativa, dita e diel – ditë jopune, e cila duhet të shndërrohet në zgjidhje ligjore, është me qëllim që dita e diel të jetë ditë për familjen, në drejtim të kultivimit të vlerave tradicionale. Përjashtime gjithsesi se duhet të ketë, për veprimtari të cilat janë me rëndësi vitale dhe prej të cilave varet funksionimi i shoqërisë”, ka shkruar ministrja e Punës dhe Politikës Sociale në Fejsbuk.