Infrastruktura dhe ekipet në sektorët e Klinikave interne janë tërësisht të gatshme për pranimin e pacientëve, duke e përfshirë edhe katin e tretë të ndërtesës i cili është i furnizuar me një pjesë me oksigjen, një pjesë me koncentratorë, kumtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili sot në mëngjes pati takim koordinativ në të cilin u analizuan numrat e pacientëve dhe si është zhvilluar pranimi dje.
Theksoi se mjekët nga të gjitha klinikat interne janë tërësisht të mobilizuara dhe të përkushtuara për të punuar me pacientë me Kovid-19, një pjesë kryejnë punë të zakonshme për repartet e tyre internistike, ndërsa të tjerët janë të kyçur për punë dhe trajtim të pacientëve me Kovid-19 në repartet e tyre. Organizimi i personelit, tha janë të parët me marrëveshjet e tyre interne për punë.
Lidhur me trajtimin e pacientëve në “8 Shtatori” me përgjegjësi pohon se për ata që janë në respirator çdoherë janë të pranishëm ose konsultohen anesteziologë të cilët janë ekspertë që mund të shtrojnë pacientë në makinë dhe t’i rregullojnë parametrat dhe se edhe para Kovid-19 kanë pasur përvoja të tilla. Por tani presioni është më i madh për një intervenim të tillë sepse kjo sëmundje, tha Filipçe, në formë më të rëndë i prek mushkëritë dhe është e nevojshme mbështetje mekanike.
Edhe në këtë spital, shtoi ministri, të gjithë mjekët janë të mobilizuar, por për veprimtari të tjera dhe që të mos krijohen lista të pritjes, specialistët (kirurgë, ortopedë, neurologë) punojnë në fushat e tyre dhe prandaj nuk janë, siç tha, tekstualisht të gjithë të angazhuar për trajtimin e pacientëve me kovid-19.
Ministri kumtoi se deri në fund të vitit pritet të vendosen dy deri në tre spitale montuese, por për shkak të bllokadës nga opozita, siç tha, është e mundur ato të mos arrijnë sipas planit fillestar – të vendosen 16 qendra për kovid në afërsi të spitaleve.