Numri i të infektuarve të rinj me Kovid edhe dje mbeti mbi njëmijë. Rrjedhë të pacientë ka, por ministri i Shëndetësisë siguron se ka krevate të lira nëpër spitale dhe kuadër të mjaftueshëm që të kujdesen për të gjithë pacientët.
Punohet edhe në vendosjen e qendrave për kovid, ndërsa efektet e para nga masat restriktive pritej për një ose dy javë.
Ministria e Shëndetësisë mbrëmë doli me informacion se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.064 raste të reja të Kovid-19 prej 3.096 testimeve të bëra. Sipas informatave që i publikoi sonte Ministria e Shëndetësisë, kanë vdekur 25 pacientë prej të cilëve më i riu 34 vjeç nga Kumanova. Shkupi edhe më tej mbetet qyteti me numër më të madh të të infektuarve – 541, ndërsa numra dyshifrorë janë regjistruar në Kumanovë, Tetovë, Shtip, Veles, Manastir, Ohër, Kavadar, Kërçovë, Strumicë, Strugë, Gjevgjeli, Radovish, Koçan, Shën Nikollë dhe Negotinë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje deklaroi se ende është i madh numri i pacientëve të cilët hospoitalizohen nga ata të cilët dalin nga spitali, por thotë se ka krevate të mjaftueshme spitalore dhe se kuadri është tërësisht i mobilizuar.
Në klinikat e Shkupit interne, sipas Filipçes ka rreth 100-120 shtretër të lirë me personel që mund të strehojnë pacientë me Kovid-19 në çdo kohë.
“Çdo ditë jemi në komunikim me drejtorët e spitaleve, ka fluks të pacientëve, ka disa që janë lëshuar, por numri i pranimeve është akoma më i lartë, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas vizitës në spitalin e Përgjithshëm në Gostivar.”
“Heroike është lufta dhe puna që e bëni kohëve të fundit. Të përgatitet dhe të rregullohet sistemi për diçka që asnjëherë se ka parashikuar dikush se do të ndodh, as nuk ka qenë i gatshëm, as nuk ka pritur, ndërsa ju si dhe kolegët tuaj në të gjitha institucionet tjera shëndetësore publike atë e keni bërë në një periudhë kohore jashtëzakonisht të shkurtër me ndihmë atje ku është më se e nevojshme, risistemim i kuadrit për ndihmë të mjekëve dhe infermiereve të cilat punojnë në repartin infektiv dhe në repartin intern të ridestinuar për trajtim të pacientëve me Kovid-19 është me të vërtetë punë e madhe dhe heroike”, theksoi Filipçe.
“Presim që para nesh është një periudhë, prej një deri dy javë, në të cilat definitivisht do t’i shohim efektet e masave restriktive. Presim numri i pacientëve të sapodiagnostifikuar në atë periudhë të stabilizohet dhe gjatë asaj periudhe pas asaj shifra të zvogëlohet”, deklaroi Filipçe.
Në dy javët në vijim pritet masat e vendosura të japin efekte dhe shifrat e të sapoinfektuarve nga Kovid-19 të stabilizohen.