Kategoritë e rrezikuara të qytetarëve dhe pensionistëve me të ardhura të ulëta nga ndihma në kuadër të pakos së katërt të masave do t’i marrim mjetet drejtpërdrejtë në llogarinë e transaksionit, jo në kartelat pagesore siç ka qenë më parë.
Qëllimi i këtij vendimi, siç ka informuar në konferencën e sotme të shtypit, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe drejtorja e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), Sonja Llukarevska është të ulen turmat në sportele me çka do të kontribuohet në kujdesin për shëndetin e këtyre personave në kushte të pandemisë.
Besimi ka shpjeguar se në këtë mënyrë do të thjeshtësohet mënyra e pagesës së mjeteve dhe ndihmës, ndërsa do të ulen edhe shpenzimet që do të ishin të nevojshme për dhënien e kartelave të reja.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth kompanive që keqpërdorën ndihmën e paguar nga shteti për të punësuarit e tyre, Llukarevska ka thënë se procedura kundër tyre është në rrjedhë dhe se edhe Prokuroria publike ka kërkuar prova shtesë në zbatimin e hetimit.
Ajo ka shtuar se të gjitha kompanitë që nuk e kanë paguar ndihmën e ndarë ndaj të punësuarve, DAP ua ka bllokuar llogaritë dhe një pjesë të tyre u janë tërhequr këto mjete nga ndihma shtetërore.
Sipas Llukarevskës, emrat e të gjitha kompanive që kanë keqpërdor ndihmën edhe më tej do të publikohen me qëllim që t’i dijë opinioni, njëherësh të nxiten firmat tjera të mos bëjnë keqpërdorime të tilla.