Bullgaria mbetet e vendosur në qëndrimet për integrimin evropian të Maqedonisë dhe nuk lejon që të miratohet korniza e negociatave, e cila duhet të hapë rrugën për konferencën ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Takimi ambasadorial i BE-së sot nuk solli progres në pozitat e Bullgarisë për miratimin e kornizës negociuese me Maqedoninë e Veriut, rezultati do të varet prej bisedimeve bilaterale midis Shkupit dhe Sofjes. Ambasadori bullgar në kuadër të BE-së e ka dhënë pozitën e njëjtë për pikat të cilat janë të papranueshme për vendin e tij dhe për të cilat nuk mund të japë dritë jeshile për miratimin e kornizës negociuese. Ambasadorët e tjerë nuk shohin arsye të kthehen në këtë çështje në takimet e ardhshme derisa nuk vjen drejt progresit në nivel bilateral midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë brifojnë nga Këshilli i BE-së.
Kontaktet janë intensive, pohojnë diplomatët e BE-së, njëjtë edhe përpjekjet për mediacion në kontestin nga kryesimi gjerman edhe të ekurokomisarit për zgjerim, Oliver Varheji që të arrihet kompromis i cili do të mundësojë deri në fund të këtij viti të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut dhe me këtë të hapen kapitujt e parë negociues.
“Bllokada e parë nga Bullgaria, shkelja e Marrëveshjes për Fqinjësinë e Mirë, sinjali armiqësor dhe zhgënjimi, por gjithashtu shpresoj se zgjidhje është ende e mundur, janë reagimet e para të Shkupit zyrtar për të ndaluar fazën e parë në miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut për t’u inkuadruar në BE.
Në mbledhjen në nivel të ambasadorëve KOREPER, në të cilën u shqyrtua korrniza negociuese, sot është shkelur neni 2 i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe e kemi bllokadën e parë. Kjo nuk do të thotë se shanset janë humbur, vijojnë edhe dy mbledhje në nivel të ambasadorëve, pas së cilës do të vijojë mbledhja ministrore (GAK) më 17 nëntor, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
Sipas kryeministrit ky është sinjal i pakëndshëm dhe do të thotë se është bllokuar faza e parë në miratimin e korrnizës negociuese të Maqedonisë së Veriut për inkuadrim në BE
Përkujtoi se zhvillohen komunikime intensive midis dy vendeve, veçanërisht midis Ministrive për Punë të Jashtme, duke shprehur bindje se do të gjendet zgjidhje.
Porositi se nuk do të lidhë Marrëveshje të re ose aneks, por bëhet fjalë për sqarim që mund të jepet në formë të deklaratës, të shkruar ose me gojë, siç tha, me qëllim përfundimtar të lëvizin punët.
Përkujtoi se mbledhja e ardhshme e Komisionit të përbashkët është caktuar për më 5 dhjetor, ndërsa vitin e ardhshëm vijojnë edhe pesë mbledhje tjera.
“Jam i bindur se populli bullgar ia mendon të mirën popullit të Maqedonisë, dhe besoj se Qeveria bullgare së bashku me presidentin Redev në fund të ditës duan të ndihmojnë në integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe ajo ashtu do të lëvizë. Mbesim miq të përkushtuar në të gjithë procesin , për shkak të asaj që vetëm miqësia sjell progres, perspektiva dhe përfitime për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe besoj se në atë frymë do të vazhdojnë edhe bisedat. Besoj se edhe me ndihmën e kryesisë gjermane në dhjetor do të arrijmë ta mbajmë edhe konferencën e parë ndërqeveritare”, theksoi kryeministri.
Bllokimi bullgar nuk po ndihmon, përkundrazi. Këmbëngulja e Bullgarisë për rezervat në lidhje me gjuhën maqedonase është helm për marrëdhëniet dypalëshe, tha zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov.
Rezerva e Sofjes për gjuhën është investim në marrëdhënie të këqija. Nëse Sofia nuk dëshiron ta heq atë rezervë, ai mund ta mbajë atë si qëndrim bullgar, por kjo nuk është e mirë, dhe nuk është çështje e politikës dhe shtetit, por e shkencës. Gjuha jonë është maqedonishtja për ne, për KB-në dhe BE-në. Kjo thuhet në draft deklaratën e KE-së, dhe kështu duhet të jetë në Kornizën e negociatave, tha Dimitrov.
Ai vlerëson se zgjidhje megjithatë duhet të ketë me respektimin e ndërsjellë.
“Ky ose do të jetë sukses i përbashkët ose dështim i përbashkët, sepse nuk është vetëm investimi i Maqedonisë në këtë histori. Ekziston edhe investim i fuqishëm evropian dhe është shumë e rëndësishme për Bullgarinë fqinje se çfarë do të ndodhë, thotë Dimitrov
Për shefin e diplomacisë Bujar Osmani, mossuksesi për të arritur një marrëveshje dhe për ta mbështetur miratimin e Kornizës së Negociatave për Maqedoninë e Veriut nuk është lajm i mirë, por kjo nuk do të thotë që asnjë marrëveshje nuk do të arrihet në takimet e ardhshme. Vendimi përfundimtar merret nga Këshilli i Ministrave, i cili duhet të mbahet brenda një jave, ndërsa këtë hapësirë prej disa ditësh duhet ta shfrytëzojmë shtesë.
Ai theksoi se këto janë vetëm takime shtesë në të cilat pikëpamjet e vendeve anëtare shprehen paraprakisht përmes ambasadorëve të tyre në BE, por në fund ministrat do të duhet të mblidhen dhe ta marrin vendimin përfundimtar.
Bullgaria e njoftoi Komisionin Evropian se nuk ka mundësi ta pranojë kornizën e propozuar negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe projekt-deklaratën, pasi nuk i japin garancitë e nevojshme për përmbushjen e kushteve bullgare, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë.
Megjithatë, Sofja vlerëson se edhe krahas afateve të shkurtra zgjidhja mund të arrihet.
“Bullgaria e falënderon kryesimin gjerman me Këshillin e BE-së dhe të komisarit për zgjerim Oliver Varheji për qasjen konstruktive dhe punën e përditshme të përbashkët në kërkim të zgjidhjes e cila është akoma e mundur të arrihet edhe krahas afateve të shkurtra”, theksojnë nga MPJ-së e Bullgarisë.
Sipas njoftimeve nga Brukseli, këto ditë do të ketë përsëri takime të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së. Këshilli i Ministrave, i cili pritet të miratojë kornizën e negociatave, është shtyrë për një javë dhe do të zhvillohet më 17 nëntor në vend të 10 nëntorit, duke lënë Shkupin, Sofjen dhe ndërmjetësuesit e tyre me dhjetë ditë për t’u afruar qëndrimet dhe për të arritur marrëveshje, e cila do të hiqte rezervat bullgare.