Prokuroria Speciale e Kosovës, mbrëmë kumtoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë vendosur në Dhomat e specializuara në Hagë.
Në kumtesën e Prokurorisë thuhet se gjykatësi me procedurë paraprake në dhomat e specializuar për Kosovën më 26 tetor konfirmoi akuzat kundër katër zyrtarëve aktualë ose të mëparshëm të Kosovës dhe ish-pjestarë të UÇK-së.
N[ë të shtohet se në përputhje me Rregulloren për veprim dhe provat para Dhomave të specializuara, aktakuza nuk u zbulua në atë kohë, por që versioni i ndryshuar dhe urdhri për arrestim tani janë publikuar.
Informacioni për datën dhe orën e paraqitjes së parë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit para gjykatësit në procedurë paraprake do të publikohet shumë shpejt.
Ish-pjestarë të lartë të UÇK-së mbërritën dje pasdite vullnetarisht me aeroplanë në selinë e gjykatës në Hagë.
Thaçi paraprakisht, mbrëmë dha dorëheqje nga funksioni president i Kosovës.