Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga funksioni pasi u konfirmua akuza kundër tij nga Prokuroria speciale, me seli në Hagë.
Në fjalimin e tij të jashtëzakonshëm, Thaçi tha se nuk do të lejojë që t’i gjykohet një presidenti të Kosovës dhe porositi se do të bashkëpunojë me Gjykatën në Hagë.
“Para disa çasteve u informova nga personat kompetentë se gjykatësi zyrtarisht e ka konfirmuar akuzën kundër meje. (…) Me qëllim që ta mbroj integritetin e Kosovës, duke e respektuar partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, unë sot jap dorëheqje nga funksioni i presidentit. Ndjehem krenar për përgjegjësinë që e kam bartur”, deklaroi Thaçi.
Vendin e tij do e marrë spikerja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.