Prej sot hyn në fuqi Ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për taksa gjyqësore, me të cilin qytetarët përfundimisht marrin zvogëlim të madh të shpenzimeve të cilat i kanë në gjykata.
“Taksat gjyqësore dukshëm janë zvogëluar. Nëse në të kaluarën ato kanë mundur të arrijnë edhe deri në 48.000 denarë, tani nuk do të paguani më shumë se 6.000. Shpenzimet për taksa gjyqësore në procedurën e shkallës së parë do të lëvizin prej 480 deri në më së shumti 6.000 denarë, në varësi të vlerës së kontestit”, tha ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në konferencën e sotme për shtyp.
Ishim të vetëdijshëm, shtoi ai, se taksat gjyqësore ishin të larta, ndërsa njerëzve që u nevojitej drejtësia, shumë herë hoqën dorë për ta kërkuar në gjykata. “Kjo mendoj se tani do të ndryshohet, sepse drejtësia bëhet gjithnjë e më e arritshme për të gjithë”, tha Mariçiq.
Në konferencën për shtyp ministri i Drejtësisë potencoi një shembull se si mund të duket kjo në praktikë. Njëherit, nëse paditet një kompani sigurimesh për kompensim të dëmit në vlerë prej tre milion denarë, taksa gjyqësore e cila duhet të paguhet është dy për qind e vlerës së kontestit. Do të thotë, potencoi Mariçiq, në këtë rast qytetari do të duhej për taksën gjyqësore ta japë vlerën maksimale prej 48.000 denarë. Tani sipas ndryshimeve të sjellura tarifa do të jetë vetëm 6.000 denarë, gjegjësisht tetë herë më pak.
“Nëse është e nevojshme drejtësinë ta çoni deri në fund dhe t’i shfrytëzoni të gjitha procedurat juridike të jashtëzakonshme dhe të rregullta, siaps tarifës së vjetër për kontestin e njëjtë do të kishit paguar 288.000 denarë (padi dy përqind, vendim dy për qind, ankesë katër për qind, revizion katër për qind). Sipas taksës së re gjyqësore, më së shumti që mund të shpenzoni gjithsej 36.000 denarë ose 252.000 denarë më pak, nëse ankoheni”, sqaroi ministri i drejtësisë.
Ai potencoi edhe një shembull kur bëhet fjalë për borxh prej 15.000 mijë euro ose rreth 930.000 mijë denarë. “Filloni proces gjyqësor në gjykatë, ndërsa taksa gjyqësore është 2 për qind nga vlera e kontestit. Sipas taksës së vjetër, duhej të paguani 18.600 denarë taksë gjyqësore. Me taksat e reja, do të paguani vetëm 6.000 denarë”, sqaroi ministri.
Presim, shtoi Mariçiq, ndryshimet e tilla të jenë në interes të avokatëve dhe ekspertëve, sepse qytetarët do të inkurajohen nëpërmjet rrugës gjyqësore të arrijnë deri te drejtësia.
Ai theksoi se edhe në vitin kur bota dhe vendi ynë luftojnë me pandeminë globale të koronavirusit, ndërsa sistemi shëndetësor është rregulluar mbi sfidën më të re në historinë e vendit, Qeveria vazhdon dhe do të vazhdojë të punojë në interes të qytetarëve.
“Ministria e Drejtësisë dhe unë si ministër edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë të punojmë në realizimin e asaj që e premtuam, drejtësi e arritshme për secilin dhe shtet juridik në të cilin të gjithë do të jemi të barabartë para ligjeve”, tha ministri Mariçiq.