Qëllimi ynë në këtë mandat është të sjellim transformim të tërësishëm dhe evropeizëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qëllimi ynë është ta aktivizojmë linjën e shpejtë të negociatave me kapituj me plotësim të tërësishëm dhe të pakushtëzuar të agjendës sonë të BE-së, ndërsa optimizmi për periudhë stabile politike vjen pas realizimit në mandatin paraprak, në të cilin treguam se mund të sigurojmë paga më të larta, që të arrihet historikisht papunësia më e ulët, ndërsa paga minimale të rritet për 60 %, prej në 9.000 denarë në 14.500 denarë për tre vite jo të plota”, thekson Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervistën për magazinën “CorD”, duke u përgjigjur në pyetjen se prej ku vjen optimizmi për njoftimin se vendin tonë e pret periudhë stabile politike.
Kryeministri Zaev thekson se rrumbullakimi i konceptit ambicioz për vazhdimin e politikave të filluara pozitive dhe të guximshme për adaptimin e ekonomisë në kohën e re është motiv shtesë që anëtarët e Qeverisë të punojnë dyfish më shumë, jo vetëm në tejkalimin e krizës botërore shëndetësore shkaktuar në COVID-19, por edhe për kthimin e normave të mëparshme të rritjes.
“Kemi plan për ekonomi inovative, stabile, konkurruese në vend, e përgatitur që të përgjigjet në sfidat e reja dhe të ofrojë mundësi për secilin. Në ekonomi të tillë, pagat do të vazhdojnë të rriten. Gjatë kohës së krizës obligohemi ta mbajmë pagën minimale në lartësi prej 14.500 denarë. Pas përfundimit të krizës, Qeveria do të vazhdojë me angazhimet e dëshmuara; rritje e pagës minimale deri në fund të mandatit në lartësi prej 20% deri në 40% dhe rritje të pagës mesatare deri në fund të mandatit prej 20% deri në 30%, varësisht nga zgjatja dhe ndikimi i korona-krizës mbi ekonominë botërore dhe vendore”, tha kryeministri Zaev në intervistën, duke vlerësuar se qëllimi i Qeverisë është që deri në fund të mandatit katërvjeçar të arrihet rritje solide dhe të qëndrueshme deri në 4%.
Lidhur me pritshmëritë për hapjen e negociatave për aderim në Bashkimin Evropian dhe gatishmërinë e shtetit për këtë realitet, Kryeministri Zaev thotë:
“Qëllimi ynë është ta aktivizojmë linjën e shpejtë të negociatave sipas kapitujve me plotësim të tërësishëm dhe të pakushtëzuar të agjendës sonë të BE-së. Nga ana jonë nuk do të lejojmë arsye për vonesa tjera. Për ne është i pranueshëm parimi i ri për reverzibilitet të procesit nëse ndodh degradim i ambientit demokratik në vendin tonë, por theksoj, obligim i ynë solemn është të mos e lejojmë këtë në emër të ardhmërisë së shtetit dhe qytetarëve, theksoi Zaevi.
Kryeministri Zaev shtoi se shpreson se diskutimi për kornizën negociuse në Bruksel do të ketë përfundim të suksesshëm në Këshillim për punë të përgjithshme, gjegjësisht GAK, më 10 nëntor, pas së cilës do të jetë reale të presim mbajtje të Konferencës së parë ndërqeveritare në dhjetor.
Ai, në intervistën për “CorD”, magazinë që shtypet në Beograd në gjuhën angleze dhe lexohet nga përfaqësues të korit diplomatik në vendet në rajon dhe më gjerë, shprehu bindje se edhe krahas krizës shëndetësore-ekonomike, që e prek vendin tonë, si dhe shtetet e tjera në botë, Qeveria që ai e udhëheq mbetet e fokusuar në krijimin e kushteve për një cikël të rritjes ekonomike më dinamike, zhvillim të qëndrueshëm, shtet efikas i së drejtës dhe institucione të fuqishme, arsim modern dhe shoqëri stabile dhe kohezion të brendshëm.
“Ne jemi në rrugë nga e cila nuk ka kthim. Shpenzuam shumë kohë në konflikte në vend të zgjidhjes të së njëjtave. Përfitimet nga puna jonë i ndjejnë gjeneratat e tashme dhe do të vazhdojnë ti jetojnë gjeneratat e ardhshme. Me çdo hap, me çdo kapitull të hapur në negociatat me BE-në, me çdo problem të zgjidhur, punojmë që ta përmirësojmë cilësinë e të gjithë qytetarëve”, tha Kryeministri Zaev në intervistën për magazinën “CorD”, ku përgjigjet edhe në më shumë pyetje për rajonin, për raportet me fqinjët, Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë, për zbatimin e Planit të veprimit për Bashkimin Evropian për Ballkanin Perëndimor për të cilin ndahen nëntë miliardë euro në gjashtë vitet e ardhshme.