Kryeministri Zoran Zaev përmes lidhjes video konferenciale mori pjesë në forumin rajonal për liderë të rinj, në organizim të Lëvizjes evropiane në Serbi nga Novi Sadi, kushtuar bashkëpunimit ekonomik rajonal me theks të posaçëm në zgjidhjet për lidhjen e shteteve në kushte të pandemisë, kumtoi pres shërbimi qeveritar.
Zaevi në debatin, ku morën pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, potencoi se më shumë se kurdoherë pandemia me koronavirusin ka treguar se gjithçka në rajon është sistem i lidhur – infrastrukltura, ekonomia, sistemet ekologjike, madje edhe sistemet politike. Kriza si kjo, potencoi, janë test lakmus për gjendjet në një shoqëri, çka është fuqishëm, e çka e dobët në të.
“Në kushte të krizës, shtetet tona punojnë dhe jemi në komunikim të përhershëm mes vete. Përgjigjet e koordinuara ndaj sfidave më të mëdha, që dolën para nesh, sollën edhe përfitime. E kemi përforcuar bashkëpunimin ekzistues, treguam shkallë të lartë të solidaritetit dhe kapacitetit të marrjes së vendimeve për qytetarët e vendeve tona. Të rinjtë duhet të jenë pjesë e këtyre proceseve. Na nevojitet kreativiteti i tyre, na nevojitet energjia dhe kapaciteti i tyre që t’i shohin pengesat si mundësi, pasi tek ata i investojmë të gjitha shpresat se do të arrijnë t’i finalizojnë të gjitha proceset integruese, të cilat i kemi filluar para disa dekadave”, tha Zaev.
Kryeministri nënvizoi edhe se arsimi dhe rritja e kompetencave të të rinjve janë kyçe për përparimin e mëtejshëm.
“Jemi dëshmitarë të migrimit të rritur dhe në të duhet të shohim si rrugë dykahëshe. Dëshirojmë dhe krijojmë mundësi për ata të cilët kanë ikur që të kthehen, të mund në shtetin e tyre t’i shfrytëzojnë shkathtësitë e veta, që i kanë mësuar. Lëvizja e lirë e njerëzve është përfitim civilizues, të cilin duhet ta kultivojmë vazhdimisht”, tha kryeministri Zaev.
Në debatin u bisedua dhe janë prezantiuar konkludimet e përbashkëta, të cilat tre liderët i kanë diskutuar në takimin trilateral të premten e kaluar në kuadër të iniciativës së ripërtëritur për bashkëpunim rajonal.
Këtë vit, Maqedonia e Veriut, së bashku me Bullgarinë bashkëkryeson me Procesin e Berlinit, samiti i të cilit vijon javën e ardhshme.
“Ndërtojmë bashkëpunim, përmes të cilit i bisedojmë, avancojmë dhe më në fund bashkohemi rreth pozitave, ku kemi interes të përbashkët si rajon në kuadër të Procesit të Berlinit”, ishte deklarata e përbashkët deri te rinjtë nga ana Ramës, Zaevit dhe Vuçiqit.