Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dita e dytë që po debatohet për ribalancin e Buxhetit, i cili po miratohet për shkak të krizës me kovid dhe me miratimin e të cilit pritet të fillojë realizimi i pakos së katërt të masave, me vlerë 470 milionë euro.
Çështjet që sot janë hapur ishin ku janë paratë, realizimi i pakove paprake të masave, si dhe realizimi i harxhimeve kapitale.
Opozita ishte me vërejtje se harxhimet janë historikisht në nivelin më të lartë, deficiti në nivelin më lartë, realizimi i investimeve kapitale në nivelin me të ulët, ndërsa paratë e parapara në tre pakot e masave ekonomike deri tani nuk realizohen tërësisht.
Zëvendës ministri i Financave Dimitar Kovaçeski në debatin njoftoi se kjo është kriza më e madhe, e cila ka ndodhur në një moment dhe ka bërë rënie të BPV në pjesën më të madhe të të gjitha ekonomive në botë dhe të gjitha shtetet i kanë rritur deficitetet e tyre dhe borxhet publike.
Debati për rebalancin, filloi dje, ndërsa në pajtim me Rregulloren mund të zgjat më së shumti pesë ditë. Pas miratimit të tij, do të fillojë të realizohen masat nga pakoja e katërt e paraparë për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor, ndërsa përkrahja është 470 milionë euro.