CIVILi me nismën “Të bashkuar në dallime” paralajmëron pasuri përmbajtjesh mediatike. Për nesër, 29 tetor, CIVILi paralajmëron intervistë me artistin dhe modelistin e njohur, Zoran Kardulla. Shprehja artistike specifike e tij paraqet pasuri të vërtetë të cilën ky artist, intelektual dhe aktivist ia dhuron publikut përmes mesazheve vizuale. Për mendimet dhe qëndrimet e tij flasin fjalët e tij, ndërkaq edhe më tepër veprat e tij artistike që i krijon si kontribut të çuar ndaj kësaj Nisme.
Nisma “Të bashkuar në dallime” në bashkëpunim me Ministrinë për punë të jashtme dhe çështje evropiane të Dukatë së Madhe të Luksemburgut, filloi më 15 tetor. Në javët që vijojnë, platforma mediatike e CIVILit do të shpall numër të madh përmbajtjesh për dekonstruimin e narativave nacionaliste dhe tejkalimin e nacionalizmit dhe urrejtjes etnike në shoqërinë tonë…
Ekipet e CIVILit veç më filluan me incizimin e mesazheve nga personat publikë që iu bashkuan kësaj Nisme. Zëri i qytetareve dhe qytetarëve, krijuesve të opinionit publik, personat publikë dhe shoqëria qytetare do të dëgjohen përmes shkrimeve, deklaratave dhe intervistave në video dhe formë të shkruar.
Shoqëria e Maqedonisë është multi-kulturre, multi – fetare dhe multi-etnike. Ky fakt i realitetit i paraqet edhe bukurinë edhe potencialet e mëdha të vendit. Dhe, me këtë projekt, CIVILi përcjell mesazh të fuqishëm kundër nacionalizmit, dhe i fton qytetaret dhe qytetarët të vazhdojnë me mbështetjen e ardhmërisë së Maqedonisë së Veriut në BE.
Mesazhi është të jemi “Të bashkuar në dallime”. Të punojmë për paqe dhe prosperitet dhe njëkohësisht ta njohim pasurinë që del nga kulturat, traditat dhe gjuhët tona të ndryshme.
Si zakonisht, CIVILi mbetet i hapur për të gjithë që dëshirojnë të kontribuojnë ndaj iniciativës me pyetje, komente, shkrime, fotografi dhe video në kontekst të dallimeve.