Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi me 70 vota pro. Miratimi i këtij ligji është jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçanërisht për qytetarët, ka shkruar sot ministrja i Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në profilin e saj në Fejsbuk pas miratimit të Ligjit.
Sipas Shahpaskës, ai i përcakton qartë arsyet e diskriminimit, përfshirë orientimin seksual dhe identitetin gjinor, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rregulloret evropiane.
Në të njëjtën kohë, shkruan ministrja, ai e rregullon punën e Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi si një organ i pavarur i përbërë nga profesionistë në fushën e të drejtave të njeriut, barazisë dhe mosdiskriminimit.