Kuvendi sot në kuadër të seancës së 19-të me 70 vota “për” e solli Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.
Ligji siguron parim të barazisë në mbrojtjen nga diskriminimi dhe në realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Përmes këtij Ligji vendi afrohet tek standardet ndërkombëtare të miratuara nga KB-ja dhe BE-ja, ndërsa qytetarët marrin mbrojtje përkatëse juridike dhe shoqëri e cila i ruan diversitetet dhe mundëson kushte të barabarta për zhvillim për të gjithë.
Ndryshimet mes tjerash, parashikojnë që anëtarët e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi t’i propozojë Komisioni i veçantë për selektim, të përbërë nga shtatë anëtarë – nga dy deputetë nga pushteti dhe nga opozita dhe tre përfaqësues nga shoqëria qytetare, në vend që ato të jenë në propozim të Komisionit kuvendor për zgjedhje dhe emërime.
Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, njëherë i kaloi të gjitha filtrat – edhe në procedurë qeveritare edhe në atë kuvendore dhe është harmonizuar tërësisht dhe i punuar në bashkëpunim me sektorin joqeveritar, por për shkak të disa lëshimeve paraprake, Gjykata kushtetuese më 14 maj të këtij viti e shfuqizoi. Me sjelljen e tij në formë pothuajse identike, si ajo që u votua në Kuvend, tejkalohet zbrazëtira në mospasjen e mbrojtjes nga diskriminimi sipas cilës do bazë që u shkaktua pas shfuqizimit të tij dhe i cili u vlerësua edhe në Raportin e KE-së për vitin 2020 për avancimin e vendit.
Deputetët e sollën edhe Ligjin për ndryshim të Ligjit për mbrojtje të informatorëve, Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për taksa gjyqësore, Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për autokampe dhe Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vendet për skijim.
Pa debat kaluan në lexim të parë Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për teleferikët dhe Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërveprim në sistemin hekurudhor, me ç’rast që të dytë janë dhënë në lexim të mëtutjeshëm.
Kuvendi e verifikoi mandatin e katër deputetëve për shkak të vendeve të zbrazëta. Deputetë të rinj në Parlament janë: Mirçe Axhievski, Lidija Tasevska, Rina Ajdari dhe Mirosllav Jovanoviq.
Në seancë u ratifikua edhe Ligji për Kartën e Organizatës për bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi dhe të plotësimit të Kartës së kësaj Organizate.
Pika sipas Propozim Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundje të ndryshme, me procedurë të shkurtuar do të shqyrtohet në seancë pasi do të kalojë në Komisionin amë për shëndetësi dhe në Komisionin ligjvënës juridik. Duke e elaboruar ligjin, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se me ta dukshëm rriten integrimet e të gjithë inspektorateve, ndërsa me masat e propozuara do të shmanget sjellja e vendimit për orë policore.
Pasi edhe për propozimin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për inspektim të punës, ndryshimet e Ligjit për organizata invalidore, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për veprimtari shkencore-hulumtuese, ligje të cilat duhet të sillen me procedurë të shkurtuar, nuk janë plotësuar kushte sipas Rregullores, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën dhe për nesër e paralajmëroi vazhdimin e saj.
Rendi i ditës së seancës së 19-të kuvendore sipas propozimit të deputetit dhe me 81 vota “për” u plotësua me Propozim ligj për ndryshim të kodit zgjedhor, që do të sillet me procedurë të shkurtuar.