Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse do të gjenden në seancën e 19-të kuvendore të caktuar për nesër, derisa ribalanci i Buxhetit me siguri do të caktohet seancë e re më 29 tetor, sepse ai ende nuk është kthyer nga Qeveria. Dinamika javore e punës së Kuvendit është caktuar në takimin e sotëm të rregullt të së hënës të koordinatorëve të grupeve të deputetëve me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferin.
Përveç ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse, në rend dite të seancës së nesërme pritet të jetë edhe Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Nëse sot Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet në seancën e caktuar më në orën 15 miraton propozim-vendim për mbajtjen e debatit në seancë mbikëqyrëse për ngjarjet me Bankën Eurostandar, edhe kjo pikë do të mundet të gjendet në rend dite të seancës së nesërme, si dhe disa të tjera.
Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare e përsërisin qëndrimin se do të marrin pjesë në seancë, por se do të votojnë të përmbajtur për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse. Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së Igor Durlovski, i cili paralajmëroi dorëheqje nga funksioni, ende nuk e ka dorëzuar në Kuvend, por pritet që këtë ta bëjë sot. Në vendin e tij të deputetit, sipas informacioneve nga grupi i deputetëve do të jetë Mirçe Axhioski nga Struga.
Grupi i deputetëve të LSDM-së në seancën e nesërme, sipas paralajmërimeve, do të jetë i plotë sepse pritet në Shkup të vijë edhe Llaze Taneski, i cili ishte në izolim nga Kovid-19.
Nuk ka informacione nëse edhe deputeti i BDI-së i cili gjithashtu kishte koronavirus do të jetë në seancë, por nga Kuvendi theksojnë se edhe të mos vijnë në seancë, nuk do të ketë problem për t’u marrë vendim.
Në Kuvend ka mbërritur edhe propozimi i Këshillit Gjyqësor, Dobrilla Kacarska të jetë gjykatëse re kushtetuese. Nëse Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve mban seancë para mbajtjes së seancës plenare të caktuar për nesër për në orën 11.00, nga Kuvendi thonë se edhe zgjedhja e saj, por edhe të tjera do të mund të gjenden para deputetëve.
Tani për tani, zyrtarisht në ueb-faqen e Kuvendit për seancën e 19-të të nesërme në rendin e ditës të propozuar janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për inspektim të punës, të Ligjit për organizata invalidore, dhe të dyja me procedurë të shkurtuar, si dhe ndryshimet e Ligjit për teleferikë dhe ski-ashensorë dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndërveprim të sistemit hekurudhor, në lexim të parë.