Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se e pranon rekomandimin e dhënë në suaza të Javës Ndërkombëtare të Edukimit Mediatik që të mendohet para se të shpërndahet ndonjë përmbajtje, sepse, siç thekson, shpërndarja e informacioneve të pasakta dhe të rrejshme mund të shkaktojë pasoja serioze, madje edhe pasoja fatale.
“E pranoj rekomandimin të mendoj çara se të shpërndaj, si nismës me rastin e Javës Ndërkombëtare të Edukimit Mediatik. Shpërndarja e informacioneve të pasakta dhe të rrejshme mund të shkaktojë pasoja serioze, madje edhe fatale. Të bashkohemi dhe t’i parandalojmë dezinformatat onlajn”. ka shkruar kryeministri Zaev në Fejsbuk.