Kjo kohë e re e pandemisë botërore, solli sfida të reja edhe për gjyqësinë dhe kërkon zgjidhje të reja se si të funksionojë sistemi, të vazhdojnë seancat gjyqësore dhe procedurat para gjykatave dhe prokurorive. Nxënësit, kuadri mësimor dhe sistemi arsimor me përkushtim të jashtëzakonshëm, duke u përballur me shumë sfida, treguan se sistemi në këto kohë duhet dhe mundet të funksionojë edhe onlajn, theksoi ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në fjalim me rastin e Ditës evropiane të drejtësisë.
“Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në gjyqësi kishte shembuj të cilët konfirmuan se mund të funksionojë edhe onlajn, që është tregues i mirë se nëse ka nevojë të tillë, në të ardhmen kjo mund sërish të vendoset në praktikë”, tha Mariçiq.
Ministri potencoi se në një shoqëri demokratike, është shumë e rëndësishme qytetarët të informohen mirë se si t’i realizojnë të drejtat e tyre të garantuara ligjore, si të marrin mbrojtje të atyre të drejtave dhe si të kenë të gjithë qasje të barabartë dhe korrekte deri te drejtësia.
“Përmes ndihmës juridike falas, garantohet se qytetarët të cilët janë në gjendje të rëndë financiare të marrin avokat dhe gjykim të drejtë, por edhe të drejtë të marrin informacion ose këshillë për çështje të caktuara nga natyra juridike”, theksoi Mariçiq.
Që të bëhet drejtësia e arritshme për qytetarët, ministri tha se së shpejti pret edhe zvogëlim të madh të taksës gjyqësore maksimale, e cila deri tani ishte 48.000 denarë në 6.000 denarë.
Ai dërgoi porosi deri te qytetarët se pandemia i prek edhe të drejtat e njeriut dhe se si asnjëherë deri më tani duhet të tregojmë, unitet, përgjegjësi dhe kujdes për personelin shëndetësor.