Pyetjes së CIVIL Media – A meriton shteti ynë hyrje në Bashkimin Evropian, pjesë e qytetarëve nga Shtipi, Probishtipi dhe Kriva Pallankës mendojnë se shteti ynë është i gatshëm për të qenë pjesë e familjes evropiane që 90 vjet, pasi që ne i plotësojmë kushtet edhe më shumë se disa prej shteteve që kanë hyrë në BE viteve të fundit.
“Me hyrje në BE do të bëhet mire për të gjithë, sidomos për të rinjtë”, thot një qytetar i Shtipit.
Një qytetar nga Kriva Pallanka mendon që Maqedonia e Veriut do të bëhet pjesë e BE-së kur do të ndalet siç thot ai “vjedhja”.
“Do të çrrënjoset korupsioni i cili është plagë kanceri në shoqërinë tonë dhe do të përmirësohet gjendja ekonomike me hyrje në BE”, thot një qytetar nga Probishtipi.
“Me hyrje në BE do të përmirësohet gjendja ekonomike edhe politike. Gjithashtu do të regullohet edhe sistemi gjyqësor”, thot qytetar i Shtipit.
gazetare: Melisa Muriq
kameraman: Dehran Muratov
editim: Arian Mehmeti