Civili i Gjelbër në Veles dhe Kavadar bisedoi me qytetaret dhe qytetarët për temën e drejtësisë sociale, por dhe për antinacionalizmin.
“Më e rëndësishmja është të rinjtë të punësohen që të mos ikin nga Maqedonia. Mbarojnë me shkollë, fakultet dhe pastaj? Nuk kanë punë. Asnjëra prej partive nuk thot të bashkohemi të gjithë për të bërë ndonjë gjë për ta ndryshuar sistemin”, mendon një qytetar i Velesit.
“Nuk kujdeset shteti mjaftueshëm. Paratë që i japin për rastet sociale janë shumë pak. E njejta vlen edhe për pensionerët. Me 10.000 denar nuk jetohet, duhet së paku të jenë 15.000 denar që të mund të mbijetohet”, mendon qytetar I Kavadarit.
Për nacionalizmin foli edhe aktivist civil nga Velesi, i cili tha që ai është më së shumti i pranishëm në rrjetet sociale, në fushën e internetit.
gazetare: Melisa Muriq
kameraman: Dehran Muratov
editim: Arian Mehmeti