E promovojmë lirinë dhe përgjegjësinë e gazetarëve të hulumtojnë dhe të shkruajnë pa frikë për tema të interesit publik Përgjegjësia e gazetarisë, e posaçërisht e gazetarisë hulumtuese është t’i zbatojë standardet më të larta profesionale dhe etike në punë, në mënyrë që tekstet e tyre të jenë të sakta, autoritare dhe të bazuara në fakte.
Këtë, mes tjerash, e deklaroi euroambasadori Dejvid Gir në ndarjen e sotme të çmimeve të BE-së për gazetari hulumtuese për vitin 2019 në solemnitetin në organizim të Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve medial.
“Jetojmë në kohë të jashtëzakonshme ku përhapja e koronavirusit dhe shumë kufizimet e aktiviteteve normale e ngarkojnë punën e gazetarëve. Lajmet e rrejshme janë një shembull i tillë sepse përhapja e tyre e lehtë është një nga sfidat më të mëdha sot në botë. Kjo është sfidë e cila i minon themelet e demokracisë, besimit në institucione, por edhe në gazetari si profesion. Përgjigja efektive ndaj këtyre sfidave qëndron në dy elemente. Së pari, është kyçe të vazhdojë të kultivohet gazetaria e pavarur dhe profesionale dhe së dyti, është detyrë e të gjithë neve të promovojmë hulumtime dhe publik të arsimuar mediatikisht i cili nuk do të anojë lehtë nga lajmet e rrejshme apo raporteve të shtrembëruara”,tha ambasadori Gir.
Ai theksoi se në Maqedoni të Veriut gazetaria ka shumë pika pozitive, por ka edhe dobësi, ndërsa një prej tyre është siguria e gazetarëve. përkujtoi se në Raportin më të ri të Komisionit evropian për vitin 2020 për vendin janë notuar konstatimet e SHGM-së se ka përqindje të vogël të rasteve të zgjidhura të sulmeve ndaj gazetarëve dhe se kërkohet ndriçimi i tyre.
Nga 24 storiet e arritura në tema të ndryshme në konkursin e publikuar në qershor, në paraselektim janë zgjedhur 11 në zgjedhjen më të ngushtë, ndërsa janë shpërblyer tre, sipas vendimit të jurisë prej tre anëtarëve me të cilën kryeson Vesna Nikodinovska nga IMM, dhe anëtarë Marina Kostova nga “Dua të them” dhe Milica Shariq, gazetare nga Serbia. Çmimi i parë është për video-storien “Atentatorë urbanë” e përpunuar nga ekipi nga laboratori hulumtues raportues për “mafien urbane” në ndryshimin e PHU-së në Taftalixhe. Çmimin e dytë e mori video-storia nga Snezhana Llupevska, Biljana Nikollovska dhe Miomir Serafimoviq për emisionin “KOD”, ndërsa çmimin e tretë video-storia për procesin e denacionalizimit, nga Petar Klinçarski nga redaksia “360”.
Sipas porosisë së kryetares së jurisë e cila nuk kishte mundësi të marrë pjesë në solemnitet, këto çmime duhet të jenë inkurajime për t’u vazhduar me punë në storiet hulumtuese. Gazetaria hulumtuese akoma çmohet dhe u nevojitet demokracive të reja, theksoi ajo…
Çmimi për gazetari hulumtuese i KE-së është themeluar në vitin 2015 dhe ka për qëllim t’i promovojë arritjet e jashtëzakonshme të gazetarëve hulumtues dhe ta përmirësojë dukshmërinë e gazetarisë profesionale në vendet në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.