Një lloj të ri të maskës mbrojtëse por që mund të ripërdoret për mbrojte nga virusi Kovid-19, e cila është e sigurt njëqind për qind, e prezantoi sot në konferencë për shtyp, kryetari i Shoqatës Kombëtare të Inovatorëve të Maqedonisë (SHKIM), Mirko Uzelac.
Bëhet fjalë për inovacion të SHKIM-it, ndërsa prezantimi i inovacionit është me mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ai vuri në dukje se ky lloj i ri i maskës mbrojtëse ndryshon në shumë mënyra nga të gjitha maskat e përdorura deri më tani dhe shfaqi shpresën se do të përdoret në një nivel më të gjerë jo vetëm në vend.
Për kirurgji, për mjekësi, shpjegoi, janë parashikuar maska më specifike. Theksoi që do të mbahet llogari që maska të mbahet gjatë gjithë ditën.
Ai theksoi se ky është borxhi i tyre si Shoqatë Kombëtare ndaj Federatës Botërore të Asociacioneve të Inovatorëve.
Theksoi se kur maska të vihet në prodhim, atëherë ekziston një procedurë tjetër, ku të gjitha pjesët e saj rishikohen, materialet e përdorura rishikohen dhe ajo duhet të jetë e lehtë. Sipas tij, është një proces që mund të kryhet shpejt nëse gjendet një prodhues dhe të gjithë që prodhojnë maska mbrojtëse mund të përfshihen në prodhimin e saj, vetëm ata do të duhet t’i shtojnë dy kanale shkarkimi me një shpërndarës.
“Maska nuk pritet të jetë shumë më e shtrenjtë. Do të jetë ndoshta 10 deri në 15 denarë më shtrenjtë se maskat e zakonshme. Kjo maskë është shumë më e sigurt se maskat që kanë valvula anash ose përpara. Do të mund edhe kompanitë vendase dhe të huaja ta prodhojnë atë. Kjo do të publikohet në portalet e huaja”, shtoi Uzelac.