Në tremujorin e tretë të vitit 2021, pritet të shpallet tenderi ndërkombëtar për zgjedhjen e kontraktuesit që do të ndërtojë fazën e dytë të autostradës Shkup-Bllacë, të gjatë rreth 10.5 km. Deri më tani, një pjesë e projekteve ideore është përgatitur për pjesën e ardhshme të autostradës, e cila duhet të zgjedhë alternativën më të favorshme për trasenë e autostradës, thonë nga nga Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore për Meta.mk.
Projekti bazë duhet të jetë gati për 12 muaj, gjegjësisht në tremujorin e tretë të vitit 2021. Pikërisht në këtë tremujor, duhet të shpallet procedura e tenderit me fazën e para-kualifikimit për përzgjedhje të kontraktuesit, ndërsa deri në fillim të vitit 2022, pritet përzgjedhja e kontraktuesit më të favorshëm. Nga NP për rrugë shtetërore thonë se punimet e ndërtimit pritet të fillojnë në 2022 dhe do të zgjasin rreth 36 muaj.
“Duke qenë se projekti është përgatitur sipas procedurave të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), afati është më i gjatë se zakonisht, sepse ka procedura që duhet të përfundojnë, si p.sh. Studimi për vlerësim të ndikimit mjedisor dhe aspektet shoqërore, për të cilin ne jemi të detyruar të jetë në dispozicion të publikut 120 ditë. Këtu gjithashtu duam të theksojmë se terreni në të cilin duhet të jetë traseja është i paarritshëm, gjë që do të komplikojë më tej punën në të ardhmen”, shpjegojnë nga NP për rrugë shtetërore.
Faza e dytë e autostradës Shkup-Bllacë përfshin ndërtimin e trasesë nga kryqëzimi afër fshatit Bllacë deri në kryqëzimin në unazën e Shkupit. Rruga prej 10.5 kilometrash është hartuar nga konsorciumi “IPf7”, i udhëhequr nga Hill International. E gjithë autostrada nga Shkupi deri në Bllacë është e ndarë në dy faza, gjithsej 12.5 km të gjata dhe ndërtimi i tyre pritet të kushtojë mbi 110 milionë euro.
Ndërkohë, ndërtimi i fazës së parë të autostradës Shkup-Bllacë me gjatësi 2 km, në pjesën ndërmjet kalimit kufitar “Bllacë” dhe kryqëzimit të ardhshëm afër fshatit Blacë, po zhvillohet me një ritëm të ngadaltë. Kontrata e ndërtimit me kompaninë e ndërtimit “Granit” u nënshkrua në janar të këtij viti, por shpronësimi i tokës përgjatë së cilës kalon traseja nuk ka përfunduar, megjithëse bëhet fjalë për vetëm 68 parcela.
Ministri për transport dhe lidhje Bllagoj Boçvarski tashmë ka deklaruar se ka përparim në shpronësimin e tokës për fazën e parë të autostradës Shkup-Bllacë, duke informuar se kontraktuesi është vënë në punë dhe mund të futet në një realizim serioz.
“Në ndërtim e sipër është faza e parë, duhet të përfundojë projekti dhe tenderi për të dytin dhe të zgjidhet kontraktues. Do ta ndjekim edhe atë dinamikë, është e rëndësishme që dinamika më serioze duhet të fillojë atje “, theksoi ai në lidhje me ndërtimin e dy fazave të autostradës Shkup-Bllacë.
Kosova është partneri ynë tregtar në të cilin ne eksportojmë më shumë sesa importojmë mallra në vit, ndërsa shumë banorë të këtij vendi shpesh vijnë për blerje dhe për shërbime të tjera dhe lënë mjete të konsiderueshme financiare në vendin tonë. Përveç përfitimit ekonomik, autostrada përmes Kosovës aktualisht është lidhja më e shpejtë rrugore me portet e Tivarit dhe Durrësit për kryeqytetin e Maqedonisë dhe pjesët veriore të vendit.