Prejse e zgjodhi çështjen e emrit me Greqinë, e cila me vite e ka bllokuar fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit, Maqedonia e Veriut tani përballet edhe me një kontest tjetër, me fqiun e saj Bullgarinë, për gjuhën dhe historinë, potencon “Bruksel tajms”.
Edicioni citon vepra për Komisionin Evropian marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal mbesin elemente thelbësore në procesin e zgjerimit, dhe për atë Brukseli “i inkurajon të dy palët t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre të gjejnë zgjidhje për problemet”.
“Mbetet Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ta zgjidhin kontestin e ndërsjellë, sepse Komisioni nuk do të ndërmjetësojë në dialogun siç e bën atë në rastin me Serbinë dhe Kosovën, shton “Bruksel tajms”.
Duke u kthyer në raportet e publikuara më parë për përparimin e shteteve kandidate edicioni citon se në fushën e gjyqësisë dhe të drejtave themelore, përparimi dukshëm dallohet në krahasim me vitin e kaluar, duke potencuar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vende “të cilat me padurim presin të fillojnë negociatat inkuadruese kah fundi i këtij viti”, kanë arritur “përparim të mirë”, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi, vendet e vetme në rajon të cilat i filluan negociatat, nuk kanë arritur përparim në këtë fushë.
“Situata është ende më e keqe në të gjitha vendet kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e lirisë së shprehjes. Ballkani Perëndimor dhe Turqia edhe më tutje manifestojnë ” korrupsion të përhapur gjerësisht” dhe aspak nuk kanë realizuar ose realizojnë përparim të kufizuar kur bëhet fjalë për lirinë e shprehjes”, shton gazeta.
Megjithatë, sipas “Bruksel tajms”, edhe pse raporti për përparimin në vitin 2020 tregon se vendet kandidate për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor ende nuk janë përgatitur për pranim në Union, Komisioni Evropian vazhdon ta udhëheq procesin e zgjerimi të BE-së edhe në kushte të krizës me koronavirusin.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian për gazetën ka deklaruar se vlerësimet dhe rekomandimet për vendet e cituara në raportet e fundit janë më të qarta dhe më të sakta.
“Raportet janë më transparente rreth gjendjes së negociatave për anëtarësim dhe për shkallën deri te e cila zbatohen reformat themelore”, ka shtuar zëdhënësi.
“Bruksel tajms” përkujton se Komisioni Evropian në fillim të korrikut para Këshillit të BE-së i ka prezantuar propozim korrnizat negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por ato nuk janë publikuar në opinion.
Gazeta potencon se në suaza të Këshillit ende janë në rrjedhë diskutimet rreth propozim-korrnizave negociuese, dhe për atë zëdhënësi i Komisionit Evropian ka refuzuar t’i komentojë.
“Pas miratimit të korrnizave nga ana e Këshillit, do të konvokohen konferencat e para ndërqeveritare me çka zyrtarisht do të fillojnë negociatat për anëtarësim, thekson gazeta, duke shtuar se komisari evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Oliver Varheji shpreson se kjo do të ndodh gjatë kryesimit gjerman me BE-në kah fundi i këtij viti.