Me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsionin, policia mëngjesin e sotëm e arrestoi Risto Novaçevskin, kumbari i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i dyshuar për pastrim parash me të cilat kanë blerë toka në Vodno. Ai tashmë është sjellë para një gjyqtari në procedurë paraprake.
Nga Gjykata Penale informojnë se ata do të dërgojnë komunikatë pas përfundimit të procedurës para gjyqtarit të procedurës paraprake.
Përveç Gruevskit dhe Novaçevskit, për të njëjtin krim Prokuroria i bën të dyshuar edhe Sasho Mijallkovin, Jordan Kamçevin, nënën e tij Ratka Kamcevën dhe Nenad Josifovqin. Ata nuk janë arrestuar sepse për ta tashmë ekzistojnë masat e kujdesit.
burim: MIA