Ministria e Shëndetësisë përsëri u bën apel të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë masat për mbrojtje kundër koronavirusit. Ata janë thelbësorë në luftën kundër KOVID-19.
Sipas Ministrisë, mbajtja e maskës mbrojtëse, mbajtja e distancës fizike dhe larja e duarve – mbajtja e higjienës janë të vetmet masa që mund të ndalojnë përhapjen e virusit.
“Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje tha se Ligji për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse veçmë është në procedurë parlamentare dhe me ndërhyrje amendamentesh do të ketë mundësi javën e ardhshme të intervenohet. Ai pret që ndryshimet në ligj të miratohen në procedurë të shkurtuar, për të miratuar masa të reja për të parandaluar përhapjen e KOVID-19. Kudo në botë, në Evropë dhe në vendin tonë, numri i të infektuarve të rinj me Kovid-19 po rritet. Rreziku i paraqitur nga vjeshta është alarm serioz që masat universale për mbrojtjen e shëndetit individual dhe publik duhet të respektohen vazhdimisht dhe plotësisht, veçanërisht për shkak se kushtet e motit po ndryshojnë dhe qytetarët po fillojnë të funksionojnë më shumë në hapësira të mbyllura”, thekson Ministria dhe rithekson se tani për tani mënyra e vetme për tu mbrojtur nga virusi kudo në botë, jo vetëm në vendin tonë, është maskë mbrojtëse, distanca e nevojshme fizike dhe higjiena e rregullt dhe e plotë e duarve.