Me 52 vota “për”, 17 “kundër” dhe asnjë abstenim, Kuvendi sonte miratoi Ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë të Veriut për hua tek Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për të financuar Projektin e menaxhimit urgjent me Kovid-19.
Sipas propozuesit të projekt-ligjit, Ministria e Financave, kredia ka për qëllim të parandalojë, zbulojë dhe të përgjigjet ndaj kërcënimit të koronavirusit KOVID-19, si dhe përforcimin e sistemeve kombëtare të përgatitjes së shëndetit publik të vendit.
Vlera e përgjithshme e projektit është 90 milionë euro.
Për deputetët e opozitës, me këtë hua vendi do të hyjë në borxh të ri në kurriz të qytetarëve dhe nuk është e qartë se për çfarë saktësisht do të shpenzohen paratë.