Sot jemi këtu në Kumanovë, krenarë me kokat lartë, duke mbajtur zotimin e burrështetasve tanë. Në themelin e shtetësisë së Maqedonisë së Veriut janë vendosur angazhimet, përpjekjet dhe vetëmohimi i numrit të madh të gjeneratave. Gjenerata të luftëtarëve të cilët nuk e kanë kursyer veten, as rininë dhe jetën e tyre. Falë kësaj vetësakrifice sot RMV-ja është shtet i njohur ndërkombëtarisht me armatë të saj, me valutë shtetërore dhe të gjitha postulatet e shtetësisë, vendi ynë në KB është i kristaltë dhe konfirmim pa mëdyshje edhe për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas. Gjuha maqedonase shfrytëzohet lirshëm gjithkund në të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe ngjarjet në institucionet evropiane.
Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev në fjalimin në festimin qendror me rastin e 11 Tetorit, Ditës së kryengritjes popullore, që u mbajt në përmendoren “Kosturnica” në Kumanovë. Shënimi i ditëve të tilla, tha ai, është përkujtuesi më i fuqishëm për vlerat të cilat nuk guxojmë t’i harrojmë, por edhe për rrugën përmes të cilës duhet të vazhdojmë, ndërsa kjo thotë, është rruga evropiane, rruga e vlerave demokratike.
“Thirrja jonë e luftës së gjeneratave aktuale është që të sigurojmë shtet të zhvilluar, të sigurt dhe fuqishëm të integruar ndërkombëtarisht në të cilin të rinjtë kanë të ardhme me prosperitet. Pikërisht për këtë i arritëm marrëveshjet me Prespën dhe Greqinë dhe marrëveshjen me Bullgarinë, me të cilën Maqedonia e Veriut ka depërtuar në planin ndërkombëtar. E tërë kjo është realizuar përmes anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO dhe me konfirmimin e fillimit për negociata me BE-në, si dhe përmes ndërtimit të marrëdhënieve partnere me fqinjët tanë”, ka thënë Zaev.
Falë këtyre marrëveshjeve, shtoi ai, sot shteti ynë është i vlerësuar dhe dëshiroj tregim të suksesshëm i cili filloi ta ndryshojë narativin e Ballkanit. Kjo është, tha ai, nga rëndësia e jashtëzakonshme pikërisht tani kur me të gjitha shtetet e fqinjësisë – Bullgarinë, Shqipërinë, Greqinë, çdo ditë së bashku bashkëpunojmë në përballjen me pandeminë e Kovid-19.
Bota, tha mes tjerash kryeministri Zaev, e pret vjeshtën për përballje me pandeminë në të cilën na presin shumë sfida dhe si bota ashtu edhe ne do të përballemi vetëm nëse i respektojmë masat, por edhe vetëm nëse jemi të bashkuar.
Kryeministri Zaev e kryesoi edhe delegacionin qeveritar i cili vendosi lule në përmendoren “Kosturnica”. Në delegacion ishin ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini.