“Nëse BE-ja lejon që gjuha maqedonase të jetë pengesë në rrugën tonë drejt eurointegrimit, atëherë nuk do ta meritonte mbiemrin e saj “evropian”, dhe nuk di nëse mund të besojmë në Bashkim Evropian të tillë”, deklaroi sot në Prilep, zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.
“Mendoj se është joevropiane, sfida që gjuha maqedonase të jetë pengesë për ardhmërinë tonë evropiane dhe integrimin. Nëse BE-ja lejon në ndonjë mënyrë që kjo të jetë pengesë, atëherë nuk do ta meritojë mbiemrin në emrin e saj ‘evropian’ dhe nuk di nëse do të mund të besojmë në Bashkim të tillë Evropian. Duhet mençuri dhe respekt, nuk ka miqësi pa repsekt të ndërsjellë. Të gjithë që dëshirojnë që popullin maqedonas ta kenë të afërt dhe mik, duhet të na pranojnë si jemi dhe çfarë gjuhe flasim. Pa respekt elementar, nuk mund të zhvilohet afërsia ose miqësia. Askush tjetër në botë, asnjë shtet tjetër fqinj ose më i largët, nuk ka të drejtë të përzihet në të drejtën tonë për vetpërcaktim”, deklaroi Dimitrov, i cili e ka udhëhequr delegacionin qeveritar, që vendosi lule në Tumën e të pamposhturve në Prilep.
Ai në statusin e tij në Fejsbuk, me rastin e 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore publikoi se lufta për “lirinë e shejtë popullore” kundër faqes më të zezë të historisë – fashizmit, është një nga luftërat më të rëndësishme të paraardhësve tanë, të cilëve sot u vendosëm lule.