Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, uroi me rastin e 11 Tetorit – Ditën e kryengritjes popullore.
“Të nderuar qytetarë, karakteri i një populli vlerësohet sipas sjelljes së tij në periudha historike kthyese. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur pjesa më e madhe e Evropës u okupua, ndërsa miliona njerëz ishin pa të drejta, fashizmi, në majë të fuqisë së tij, dukej tmerruese. Pikërisht në ato kohëra të zymta, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kishin guximin të përballen me të keqen më të madhe të shekullit të 20-të. Më 11 tetor të vitit 1941, partizanët e vendit e shënuan fillimin e luftës nacioalçlirimtare. U bëmë pjesë e koalicionit antifashist dhe së bashku me të tjerët, e zgjodhëm anën e duhur të historisë. Lufta e udhëhequr nga partizanët ishte universale dhe mbi ideologjinë”, theksoi Pendarovski në mesazhin e tij.