Në kanalin JuTjub, me emrin Fenix-A1 janë publikuar dy xhirime të reja nga bisedat nga, siç është cekur, ish-funksionarë të cilët publikuesi i ka quajtur “E vërteta për A1.
Videoja e parë është në kohëzgjatje prej 3 minuta e 52 sekonda dhe në të, siç cekë publikuesi, dëgjohen zërat e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe prokurori i atëhershëm publik, Ljupço Shvërgovski.
Ata flasin për rastin “Rrjeti” në të cilin ishin akuzuar Velija Ramkovski, anëtarë të familjes së tij dhe kryesitë e kompanive të tij nga “Pero Nakov”.
Videoja e dytë është me kohëzgjatje prej 7 minuta e 2 sekonda, dhe sërish, siç ceket, bëhet fjalë për A1 TV, ndërsa në të, sipas publikuesit, dëgjohet bisedsa e Goran Trajkovskit, si drejtor i Drejtorisë për të ardhura publike dhe gazetarit Dragan Pavlloviq Llatas.