Krahas raporteve të rregullta për përparimin reformues të vendeve nga rajoni, Komisioni Evropian sot e ka publikuar edhe Planin gjatë kohë të pritur ekonomik dhe investues (PEI) për Ballkanin Perëndimor, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
MIA ka pasur qasje në këtë Plan, i cili duhet pasdite të miratohet zyrtarisht nga ana e Kolegjit të eurokomisarëve.
Plani, i cili paralajmërohet tanimë disa muaj, ka për qëllim t’i ndihmojë Ballkanit Perëndimor që të afrohet ekonomikisht deri te standardet e Bashkimit Evropian, dhe është më se i nevojshëm, njofton Eurokomisioni, pasi kriza me Kovid-19 i ka dobësuar në mënyrë shtesë ekonomitë në rajon.
Me këtë Plan, Komisioni Evropian dëshiron të përkrah rikuperim afatgjatë ekonomik, të bazuar ndaj dy shtyllave kryesore – digjitale dhe tranzicioni i gjelbër dhe ta nxit bashkëpunimin dhe tregtinë rajonale.
Për këtë projekt, Komisioni vlerëson se duhet të ndahen nëntë miliardë euro financat e instrumentit paraaderues (IPA II) për periudhën 2021-2027, të cilat përmes investimeve dhe përkrahjes për lidhje, zhvillimit digjital dhe ekologjik, duhet në gjashtë vitet e ardhshme në mënyrë të konsiderueshme ta përmirësojë fotografinë ekonomike të Ballkanit Perëndimor.
IPA e re, si pjesë nga Buxheti i BE-së, ende nuk u miratua në Union, por parimisht parashikon 14 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, me atë që pjesa më e madhe e mjeteve do të ndahen për Ballkanin Perëndimor vetëm. PEI duhet në pjesën më të madhe të përkushtohet në investime produktive dhe infrastrukturë dhe do të përqëndrohet në dhjetë projekte themelore.
Krahas kësaj, Komisioni propozon, që përmes Fondit të garancionit për Ballkanin Perëndimor, të mobilizohen deri 20 miliardë euro investime gjatë 10 viteve të ardhshme, që të përforcohet lidhja infrastrukturore, posaçërisht në pjesën e transportit dhe energjisë, tranzicionit të gjelbër dhe digjital, përforcimit të konkurrencës në sektorin privat dhe zhvillimin e sektorit social.
Lidhja më e mirë e vendeve nga rajoni dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal duhet të arrihen përmes përforcimit të tranzicionit të gjelbër. Ngjashëm si Pakti i Gjelbër për BE-në, rajoni duhet të veprojë si ambiciet evropiane për arritjet e neutralitetit klimatik deri në vitin 2050, konsideron KE-ja.
Komisioni paralajmëron se ndryshimet klimatike, shkatërrimi i biodiversitetit, ndotja dhe përdorimi i tepruar i resurseve, paraqesin kërcënim ekonomik për BE-në, si dhe për Ballkanin Perëndimor.
Do të publikohet edhe agjendë e gjelbër për Ballkanin Perëndimor, e cila do ta përkrahë Planin ekonomik dhe investues, që do të publikohet sot, dhe i cili do të japë orientime të qarta reformuese për vendet nga rajoni për harmonizimin e legjislaturës së tyre në pjesën e mbrojtjes të mjedisit së jetesës, me atë të Bashkimit Evropian.
Paralelisht, Eurokomisioni dëshiron që të nxitet tranzicioni dixhital në rajon si vegël kyçe të rikuperimit ekonomik. Adaptimi digjital është po ashtu me rëndësi kritike për anëtarësim në BE dhe arritjen e standardeve ekonomike të Unionit.