Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska sot do të kenë fjalim me rastin e Ditës botërore të mësimdhënësve, në sheshin e qytetit në Shkup, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.
Ngjarja, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar është pjesë e fushatës “Mësojmë nga ju. Ju faleminderit!”, që Ministria e Arsimit dhe shkencës dhe UNICEF-i do ta zbatojnë gjatë vitit shkollor 2020/2021.
Siç kumtoi Zyra e UNICEf-it në Shkup, në ngjarje, fjalim do të ketë edhe përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia di Xhovani, me ç’rast do të prezantohet instalimi me çanta të shkollës që t’u japim mirënjohje dhe falënderim mësimdhënësve për rolin kyç që e kanë në sigurimin e arsimit cilësor dhe mbështetjen e fëmijëve gjatë realizimit të potencialit të tyre.
Instalimi me çanta të shkollës do të vendoset në sheshin e qytetit në Shkup tre ditë me radhë, duke u mundësuar vizitorëve që të përfshihen me mesazhe të tyre për mësimdhënësit
burim: mia.mk