Kryeministri Zoran Zaev në intervistën e mbrëmshme në RTVM ka njoftuar se ka marrë garancë të mbështetjes nga tre deputetë shtesë jashtë mazhorancës parlamentare për projekte të caktuara.
“Mbështetja i referohet projekteve të caktuara, por kur bëhet fjalë për votat do të shihet”, tha Zaev, duke shtuar se në periudhën e ardhshme ai pret një rritje të shumicës, por, siç tha ai, stabiliteti i qeverisë nuk varet nga numrat por nga politikat.
Ai shtoi se nuk planifikon zgjedhje të parakohshme parlamentare deri në mandatin e rregullt në 2024 për shkak të parashikueshmërisë.