Në seancën e dytë me radhë të përbërjes së re parlamentare, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka konstatuar dorëheqjen e deputetit të BDI-së, Florin Besimi. Menjëherë pas këtij akti ka mbajtur mbledhje Komisioni Shtetëror Zgjedhor ku mandatin e deputetit ia kanë konfirmuar kandidatit të tjerë me radhë nga lista e BDI-së, Bedri Fazliu.
Në çdo moment pritet të caktohet vazhdimi i seancëa në të cilën edhe Kuvebdi do të konstatojë mandatin e Fazliut, ndërsa përveç tij pritet që to zëvendësohen edhe deputetët e LSDM-së që do të emërohen në Qeveri. Në seancën e sotme pritet të caktohet edhe numri i nënkryetarëve të institucionit më të lartë ligjvënës në vend.