CIVILi e dënon gjuhën e urrejtjes që vërehet në deklaratën e drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit në Dellçevë, Marija Gligorovska, me të cilën ajo thotë se një paciente, siç thotë , është e “popullatës Rome”.
“Kemi edhe një rast që ka kontaktuar me bashkëqytetaren tonë që është e popullatës Rome. E dini se psikoza e tyre është pak më ndryshe”, deklaroi ajo.
Ajo në deklaratën e saj për mediat e ndërhyn në privatësinë e pacientëve, gjeneralizon, diskriminon dhe jep kualifikime në bazë etnike, nga pozita e përfaqësues zyrtare të institucionit publik. Pavarësisht se bëhet fjalë për përdorim të gabueshëm të termit, Gligorovska me deklaratën e saj përhap paragjykime etnike dhe nxit gjuhë të urrejtjes.
CIVILi kërkon nga institucionet të fillojë procedurë sipas rregullave ligjore, me të cilën do të sanksionohet gjuha e urrejtjes nga përfaqësuesja e institucionit publik.