Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë do të kërkojë përgjegjësi penale për 344 punëdhënës që morën ndihmë shtetërore dhe nuk ua paguan pagat punëtorëve. Sipas listës së fundit të dërguar nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, gjysma e punëdhënësve deri të premten i kanë shlyer obligimet ndaj të punësuarve. Sekretariati i Përgjithshëm për Alsat tha se lista sot do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore Publike.