Zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik po ndodhin me rrethana të reja për shkak të pandemisë me koronavirus. Shëndeti publik është parimor të gjithë dhe të gjithë janë të brengosur se si dhe kur do të dalim nga kjo krizë shëndetësore. Për këtë arsye, autoritetet kompetente, si dhe institucionet shëndetësore, kanë përgatitur protokolle me respektimin e të cilave jo vetëm që mund të parandalohet dhe mbrohet votuesi, por edhe të gjitha organet zgjedhore përgjegjëse për zbatimin e zgjedhjeve.
Prandaj, rëndësia e votimit dhe vendimi që do të marrë secili individ do të ndikojë në ate se çfarë lloj shoqërie që do të kemi, çfarë lloji të shëndetësisë, politikave sociale, infrastrukturës, madje edhe në kultivimin dhe zbatimin e vlerave demokratike dhe evropiane.
Por rëndësia e votimit dhe dalja rrit gjithashtu përgjegjësinë e atyre që do të jenë përfaqësuesit tanë në Kuvend dhe Qeveri, sepse çdo votë e hedhur në zgjedhje garanton legjitimitetin e tyre. Për çdo problem me të cilin përballemi, përfshirë pandeminë nga Kovid-19, kemi nevojë për institucione funksionale dhe një shtet funksionues, është e nevojshme që dikush të marrë përgjegjësi, por edhe të sigurojë një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt për jetën dhe zhvillimin e demokracisë.
Prandaj dalja në votim dhe ushtrimi i të drejtës së votës luajnë një rol kyç për secilin individ që të marrë pjesë aktive në ndërtimin e një shoqërie demokratike.
Fotografia: Tomisllav Georgiev