CIVILi, organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut që i vëzhgon proceset zgjedhore që nga viti 2008, u dërgoi mesazh 314 vëzhguesve të saj në mediat sociale para se të fillonte heshtja zgjedhore:
“Të dashur kolegë, vëzhgues afatshkurtër të CIVIL. Heshtja zgjedhore fillon në mesnatë, dhe bashkë me të edhe monitorimi juaj i finales madhore të procesit zgjedhor.
Siç u kuptuam në trajnime, çdo vëzhgues i CIVILit respekton ligjet dhe Kushtetutën e RMV, Kodin e Vëzhgimit dhe Kodin Zgjedhor, si dhe parimet themelore të ekskluzivitetit dhe paanshmërisë.
Çdo vëzhgues i CIVILit është i lëvizshëm.
Secili nga ne duhet t’i përmbahet masave të mbrojtjes nga koronavirusi sa më tepër që të jetë e mundur.
Shikoni edhe një herë udhëzimet që kemi postuar këto ditë, dhe nëse doni të rikujtoni kategoritë e parregullsive që po shikojmë, klikoni në linkun më poshtë.
Për çdo pyetje, telefononi një nga numrat e telefonit në materialet tuaja. “