E premtuar para shumë vitesh dhe cikle zgjedhore, shkolla fillore “Naim Frashëri”, në Reçicë të vogël, po shfrytëzohet për promovim partiak në parazgjedhore. Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, njëherit nënkryetare e BDI-së, ka publikuar fotografi të një bageri duke punuar në lokacionin ku duhet të ndërtohet shkolla me mbishkrimin:
“Atë që e premtojmë edhe e bëjmë?
✔️ Filluan punimet për ndërtimin e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Reçicë të vogël✅”. Vetë mbishkrimi përmban karakter propagandistik dhe vihen në shërbim të partisë politike. Një element tjetër i dyshimtë është edhe fakti se në tabelën informative shkruan në mënyrë decide se leja për ndërtimik e shkollës ishte dhënë më 24.10.2019, ndërsa punimet fillojnë si dhe promovohet për më pak se dy javë para ditës së votimit në zgjedhjet parlamentare. I njëjti postim është shpërndarë edhe nga funksionarë, aktivist dhe kandidat për deputetë nga kjo parti, poashtu në kontekst të fushatës parazgjedhore dhe partisë BDI.