CIVILi do të mbajë konferencë për shtyp në ambient të hapur para selisë, sot, 3 korrik, me fillim në ora 12. Selia e CIVILit ndodhet në rr. Maksim Gorki 31.
Lajmet e rrejshme, dezinformatat dhe gjuha e urrejtjes në procesin zgjedhor, fushata zgjedhore e nisur para kohe, financimi politik, masat për mbrojtje nga koronavirusi, mesazhet dhe monitorimi i CIVILit, janë tema për të cilat do të bëhet fjalë në konferencën për shtyp. Deklaratat për publikun do të jenë në gjuhë maqedonase dhe shqipe.
Konferenca për shtyp do të transmetohet drejtpërdrejtë në Fejsbuk faqen e CIVILit. Redaksitë mmund të parashtrojnë pyetje përmes postës elektronike në [email protected] deri në ora 11:30.
Kjo konferencë për shtyp është e rëndësishme edhe për të gjithë vëzhguesit e CIVILit, si dhe për qytetaret dhe qytetarët e interesuar për përfshirjen në monitorimin zgjedhor. Prandaj, organizata i fton të gjithë të interesuarit ta ndjekin këtë konferencë për shtyp.
Ekipi i Civilit për komunikim