CIVILi e dënon ashpër gjuhën e urrejtjes që është shumë prezent në një pjesë të fushatave parazgjedhore dhe në komunikimin publik në kontekst zgjedhor. Në veçanti është prezent gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale, që nxit urrejtje. CIVIli u bën thirrje para së gjithash institucionive, Komisionit shtetëror zgjedhor dhe prokurorisë, si dhe mediave dhe gjithë opinionit në vend, që ta dënojnë ashpër dhe ti hedhin të gjitha format dhe shprehjet e gjuhës së urrejtjes në adresimet publike nga individë dhe grupe, por edhe të gjendet mekanizëm që gjuha e urrejtjes të mos bëhet virale.
Monitorimi i CIVILit ka konstatuar përdorimin e gjuhës së urrejtjes – eksplicite në rrjetet sociale, një pjesë e internet portaleve, si dhe gjatë ngjarjeve publike që i organizojnë strukturat politike të cilat i mbështesin dhe i promovojnë kandidatët e tyre për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Shembulli më i ri është vandalizmi dhe mesazhet kërcënuese ndaj CIVILit.
Selia e CIVILit përsëri është shënjestër e vanadalizmit me mesazhe kërcënuese dhe ofenduese. Paneli në oborrin pas selisë së organizatës, që përdoret për mbledhje dhe deklarata për opinionin është përmbysur, ndërsa mbi panelin është vendosur lopatë. Mbishkrimi me logon e organizatës “Zonë e lirë” menjëherë nën atë, janë të grisura, ndërsa para derës janë hedhur mbeturina. Mbi derë, me mjet të mprehtë është gdhendur fjala “Nazi” ( nacist).
Kjo nuk është hera e parë CIVILi të jetë shënjestër. Përveç se organizata dhe përfaqësueset dhe përfaqësuesit e saj janë vazhdimisht nën sulmin e nacionalistëve dhe radikalëve, madje edhe nga funksionarë të lartë të partive politike të caktuara dhe strukturave politike.
Monitorimi i CIVILit në disa ditët e fundit ka shënuar mbi 50 raste të gjuhës së urrejtjes, në shumicn e rasteve në rrjetet sociale dhe portalet në internet.
Sot do ti ndajmë disa raste:
Gjuhë e urrejtjes: “Një votë për Zaevin është një votë për një kryeministër sh….”!
Personi Nikolla Pejovski përhap gjuhë të urrejtjes në Facebook. Ai postoi një status në profilin e tij në Facebook: “Një votë për Zaevin dhe LSDM është një votë për një kryeministër shqiptar (shiptar)!!! Epo, çorbë, Maqedonas”. Nën statusin e tij ka disa komente që gjithashtu vazhdojnë të përhapin gjuhën e urrejtjes në baza partiake, etnike dhe fetare.
Nuk ka asnjë informacion për të në profilin e tij në Facebook (nga është, çfarë bën) dhe e vetmja gjë që mund të konkludohet sipas fotove dhe statuseve të publikuara është që ai është anëtar ose aktivist i VMRO-DPMNE-së.
Gjuhë e urrejtjes: Xhabirët SHQIPTARË (SHIPTARISHTA) i urrejnë Maqedonasit deri në kockë
Tuiter profili @DenicaMMM (padyshim një profil i rremë) është plot me tuita me gjuhë të qartë të urrejtjes, nacionalizëm fort të shprehur dhe inkurajon padurim në të gjitha format.
Ekipi monitorues i CIVIL, midis tuitave tjerë me përmbajtje të turpshme, vëren se ky profil falco (bot) gjithashtu merret me origjinën etnike të ekipeve të organizatës.
Gjuhë e urrejtjes dhe kërcënim për aktivistin Nenad Jovanoviq
Aktivistit Nenad Jovanoviq i janë drejtuar kërcënime publike në faqen e tij në Facebook “Nalet u bëfshi” që ai nuk do të guxojë të dalë në rrugë pasi u paraqit në emisionin “Vetëm e vërteta” të Kanalit 5, në të cilin ai tha se kreu i LSDM-së Zoran Zaev nuk kishte gabuar me arritjen e marrëveshjes me Greqinë që ndryshoi emrin e vendit.
Më tepër për këto raste me gjuhë të urrejtjes lexoni në civilmedia.mk dhe drejt.mk.