Një polic mbrëmë pas mesnate në Tetovë ka marë pjesë në vizatimin e grafiteve me flamurin e Verginës dhe mbishkrimin VMRO-DPMNE.
Siç informon “A1on” një patrullë policore gjatë qarkullimit në qytet, kur e ka takuar nënpunësin, grafiti veçmë ka qenë i shkruar. Polici grafitin e ka vizatuar bashkë me më shumë se pesë persona tjerë të cilët e kanë mbështetur.
Të pyetur nga patrulla policore nëse kanë leje për vizatim të grafiteve në sipërfaqe publike kanë thënë: “Do të pyesni në selinë e partisë”. Polici vetë është legjitimuar si kolegë nënpunësve të tjerë që kanë patrulluar, edhe pse ata i kanë kërkuar vetëm letërnjoftim.
Sipas informatave të A1on, polici është i punësuar në policinë kufitare dhe ende nuk ka informara nëse janë legjitimuar edhe personat e tjerë dhe nëse do të ngritet procedurë ndaj tyre.