Agjenda e ngjeshur e kandidatëve për deputetë nga dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, zonj. Arta Bilalli – Zendeli, zonj. Vjollca Latifi Ademi dhe z. Hasim Deari në Debresh, është përmbyllur me takimin e mbajtur në mjedise të hapura në këtë lokalitet.
Në këtë tubim ku krahas kandidatëve për deputetë të pranishëm ishin edhe nënkryetari i BDI-së, z. Nevzat Bejta, kryetari i degës, z. Bashkim Hasani, shefi i Shtabit, z. Nexhati Jakupi, Kryetari i nëndegës, z. Berat Dehari si dhe ish deputeti dhe ministri nga radhët e BDI-së, Adnan Jashari i cili vjen nga ky lokalitet.
Në takime me banorët e fshatit, përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, shpalosën platformën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 Korrikut, duke vënë theksin tek ideja e liderit të BDI-së, z. Ali Ahmeti për Kryeministrin e parë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, dega në Gostivar