Reshjet e shiut kanë shkaktuar sonte vërshime në disa fshatra të Komunës së Tearcës që graviton në rajonin e Tetovës, njofton drejt.mk.
Sipas njoftimeve nga pjestarët e Brigadës së zjarrfikësve në Tetovë, të cilët gja gjithë natës po përballen me këtë fatkeqësi, vërshimet kanë kapluar rrugën kryesore që lidh fahatrat Dobrosht dhe Odri, si dhe rrugët e brendshme të fshatit Tearcë, konkretisht urrën e këtij fshati.
Videot e më poshtmë për portalin drejt.mk janë dërguar nga pjestari i Brigadës së zjarrfikësve Enis Ramani.
Për momentin nuk ka informata nëse vërshimet kanë shkaktuar edhe pasoja në njerëz, por dëmet materiale pritet të je të mëdha.
A. Zeqiri /drejt.mk
Video 1: Fshati Tearcë
https://www.facebook.com/100670354722303/posts/201470834642254/?d=null&vh=e
Video 2: Rruga kryesore Dobrosht-Odri
https://www.facebook.com/1310522252402933/posts/2888157857972690/?d=null&vh=e