Pas propozimit të BDI-së për kryeministrin e parë shqiptarë në RMV, kreu i LSDM-së Zoran Zaev edhe njëherë ka komentuar këtë ide të BDI-së duke e quajtur si populiste dhe se sipas tij nga kjo ide do të humb edhe vet BDI-ja.
“Është e shëndosh për shtetin që pas 17 viteve pushtet, BDI-ja të kaloj në opozitë, por megjithatë për këtë vendosin qytetarët përmes votës së tyre. Madje do të ishte mirë që BDI-ja të bëj përpjekje të fitoj vota nga maqedonasit. Edhe VMRO-ja të bëj përpjekje që të fitoj vota të shqiptarëve. Ndryshe kryeministri i ardhshëm do të jetë nga radhët e LSDM-së”, tha Zaev.