Programi për organizim dhe avancim të dhurimit të gjakut në shtet për këtë vit ka buxhet prej 40 milionë denarë, që është për 15 milionë denarë më shumë në krahasim me vitin paraprak, bëri të ditur sot me rastin e shënimit të 14 Qershorit -Ditës botërore të dhurimit të gjakut Ministria e Shëndetësisë, e cila e përgatit në nivel vjetor këtë dokument.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se këtë vit, kjo ditë shënohet në shenjë të dhurimit të plazmës së gjakut – që paraqet ilaç dhe shpresë për pacientët më rëndë të sëmurë nga virusi korona.
“Siguruam plazmë kovaleshente për trajtim të 23 pacientëve të sëmurë nga Kovid-19. Në Ditën botërore të dhurimit të gjakut – 14 Qershori, e dërgojmë porosinë se dhurimi i gjakut është akti më i lartë i humanizimit dhe altruizmit, me të cilin shpëtohen jetët njerëzore. I falënderoj të gjithë heronjtë tanë, dhuruesve të gjakut, dhuruesve të trombociteve dhe dhuruesve të plazmës kovaleshente për kujdesin të cilin po e tregojnë. Ju bëj thirrje të gjithë të shëruarve nga ky virus që të dhurojnë plazmë gjaku dhe bashkërisht t’iu ndihmojmë bashkëqytetarëve tanë, që më shpejtë ta parandalojmë përhapjen e virusit korona. Dhuro plazmë, shpëto jetë”, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk ministri Filipçe.
Siç bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, Programi për avancimin e dhurimit të gjakut realizohet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si partner i rëndësishëm në avancimin e mbrojtjes shëndetësore të të gjithë qytetarëve. Me të janë përfshirë aktivitete të shumta për punë të vazhdueshme shëndetësore-edukative dhe të motivuar mes popullatës, përgatitje të aksioneve për dhurim të gjakut, përgatitjen e materialit informativ, anketimin dhe përgatitjes e listave të dhuruesve potencialë të gjakut, pjesëmarrje e vullnetarëve, evidentim të aksioneve për dhurimin e gjakut, si dhe ndarjen e mirënjohjeve për dhuruesit e gjakut.
Në sferën e dhurimit të gjakut në mënyrë aktive është përfshirë edhe Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit, ku në vazhdimësi po investohet në avancimin e kushteve për punë, në aparaturë bashkëkohore, si dhe edukim të kuadrit mjekësor me kualifikim të lartë.
“Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit është i hapur për të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë të kontribuojnë drejtë shpëtimit të jetëve njerëzore me dhurimin e gjakut. Në vitin 2020, janë realizuar 21.301 dhurime të gjakut, 157 dhurime të trombociteve dhe 16 dhurime të plazmës kovaleshente. Prej të cilave shtatë me procedurën plazmaferezë të sepratorit kletoçen dhe nëntë përmes dhurimit standard të gjakut, informoi Ministria e Shëndetësisë, prej ku bëjnë të ditur se me këtë, janë siguruar 23 njësi plazmë kovaleshente për trajtim të 23 pacientëve me Kovid-19”, bëjnë të ditur nga MSH.
Njëherësh, përkujtojnë se personat e shëruar nga Kovid-19 kanë mundësi që të dhurojnë plazmë gjaku nga pacientët e shëruar, që gjithashtu, paraqet një lloj të dhurimit të gjakut, që përdoret si ilaç dhe shpresë për pacientë më rëndë të sëmurë nga virusi korona.
“U bëjmë thirrje të gjithë ata që e kanë kaluar këtë virus të dhurojnë plazmë që më shpejtë ta pengojmë përhapjen e këtij virusi të paparashikueshëm”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Për tu paraqitur plotësohet formulari elektronik që është në dispozicion në ueb-faqen e Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit, në linkun në vijim: https://bit.ly/30ufhA4
Dita botërore e dhurimit të gjakut – 14 Qershori, ka për qëllim që të potencojë rëndësinë e dhurimit të gjakut, si akt më i lartë i humanizmit dhe altruizmit. me këtë akt shumë të rëndësishëm solidar dhe falënderues mundësohet që punonjësit shëndetësorë për çdo ditë të shpëtojnë jetë njerëzish.