CIVILi organizon konferencë për shtyp për monitorimin e zgjedhjeve, lajmet e rrejshme dhe gjuhën e urrejtjes në fushatat politike, rreziqet shëndetësore dhe informata tjera, pikëpamje dhe mesazhe tjera para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Konferenca për shtyp do të mbahet në të hapur, përpara selisë së organizatës në rr. Maksim Gorki, nr. 31, të dielën, 14 qershor, duke filluar nga ora 13.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme të dëgjohen pikëpamjet, ekspertizat dhe informatat me të cilat disponon të shoqëria civile, veçanërisht organizatat që kanë përvojë shumëvjeçare në monitorimin e proceseve zgjedhore. Kjo konferencë për shtyp është e rëndësishme për të gjithë vëzhguesit e CIVILit, si dhe për qytetarët që janë të interesuar të marrin pjesë në monitorimin e zgjedhjeve. Konferenca për shtyp do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e CIVILit në Facebook.
Ekipi i CIVILit për komunikim