Kryetarët e dy partive më të mëdha në vend, ai i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i VMRO-DPMNE nga ora 18:30 kanë hyrë në një takim të ndërmjetësuar nga presidenti Stevo Pendarovski që po zhvillohet në villën presidenciale në Vodno.
Dy liderët diskutojnë 5 dhe 8 korrikun si dy data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, njofton drejt.mk.
Takimi erdhi pas thirjes së sotme që publikisht ua drejtoi presidenti Pendarovski, pasi ky i fundit vendosi të mos vazhdojë më gjendjen e jashtëzakonshme.
A. Z.