Prokuroria Themelore Publike Veles hapi lëndë me të dëgjuar pas disa zërave në media dhe deklaratës publike të mitropolitit Agatangell dhe Dioqezës së Vardarit, me të cilën iu bën thirrje besimtarëve për të shkuar në mënyrë masive në tempujt fetarë gjatë festës fetare Dita e Shpirtrave, të premten dhe të shtunën, gjatë gjithë ditës, përderisa në fuqi është ndalesa për grupim në territorin e gjithë shtetit, ndalesa për lëvizje të popullatës në periudha të caktuara kohore dhe ndalesa për të vizituar varrezat.
Me qëllim verifikimin e fakteve në këtë lëndë dhe përgjegjësisë eventuale penale, kumtoi sot Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, prokuroria e Velesit dha i udhëzime SPB Veles për sigurimin e të dhënave sa i përket veprës së kryer penale dhe hetimit të rrethanave se përmban tipare të veprës penale, si dhe në pikëpamje të respektimit të masave të cilat janë përcaktuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut