Të ardhurat tatimore në maj shënojnë rënie më të vogël nga siç është parashikuar, gjë që tregon se kemi zgjedhur portfolion më të përshtatshëm, sipas analizave dhe vlerësimeve të situatës me krizën e kovidit, e cila shkaktoi recesion edhe në ekonomitë më bashkëkohore. Është zgjedhur skenari më optimal për financimin në një kohë të këtillë, të rreziqeve dhe janë siguruar fonde të mjaftueshme për tronditje të mundshme shtesë ose nevojë të mundshme për masa plotësuese, tha sot ministrja e Financave, Nina Angellovska.
Ajo informoi se nga maji, realizimi i të ardhurave buxhetore arriti në 12.7 miliardë denarë, që është një rënie prej 24 përqindëve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa të ardhurat nga taksat janë 6.5 miliardë denarë, që është një rënie prej 28 përqindëve. Kontributet janë realizuar me pesë miliardë denarë, që është pothuajse e njëjtë në të njëjtin nivel me vitin e kaluar.
“Nëse marrim parasysh se rënia e të ardhurave tatimore në prill ishte 31 për qind, atëherë shohim një përmirësim. Realizimi i të ardhurave tatimore sipas skenarit tonë, i cili parashikoi një ulje prej 31 përqindëve, është 28. Kjo tregon se projeksionet ishin adekuate. Kemi realizim më të mirë nga skenari për rreth 300 milionë denarë”, tha Angellovska.
Sipas saj, mbi tre milionë euro janë siguruar deri më tani përmes tre paketave për mbështetje të ekonomisë, por jo të gjitha fondet janë për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare. Nga Buxheti janë ndarë rreth 200 milionë euro.
“Menaxhimi i arkës shtetërore në kushte të tilla është jashtëzakonisht i rëndësishëm, është e rëndësishme të lini hapësirë për paparashikueshmëri. Ne e kemi atë, kemi hapësirë edhe për dy tronditje të mundshme shtesë dhe për masa eventuale plotësuese. Nëse zhvillohet skenari ynë i parashikuar, do të kemi mjete për manovrim dhe menaxhim më adekuat. Tani për tani, ribalanci është prerë të jetë në linjë të kujdesit”, tha ministrja.